Rreth nesh

Në vitin 1962 u krijua kompania tekstile Santi dhe Franceschini, pas disa vitesh dy vëllezërit Franceskini vendosën të krijojnë kompaninë e tyre, kështu që në fillim të vitit 70 'u krijua prodhimi i parë italian i furseve sintetike të bëra me një sistem te quajtur 'tuft', me pas, per nje periudhe fare te shkurter, prodhimi u specializua me teper ne artikuj si pelice sintetike te prodhuara me nje fije kadife si Tissavel (France), Tyber (Belgjikë), Girmes (Gjermani) dhe Franceschini, e vetmja në Itali që mund të arrijë prodhime të imitimeve të veshjeve me pelice me lartësi mbi 32/33 mm.

Ky lloj artikulli është prodhuar deri në fillim të viteve 10-të të këtij shekulli, por fatkeqësisht si konkurrenca e vendeve të Lindjes së Largët, si për shkak të ngurtësisë së procesit të prodhimit, të cilat e kanë penguar diversifikimin e produktit, të gjitha këto kompani, unike në botë persa i perket teknologjise, per nje periudhë disa vjecare ju desh të vendosnin ndërprerjen e aktivitetit të tyre.

Persa I perket Franceschinit vendos te cmontoje të gjithë makineritë me përjashtim të makinerive te thurrjes. Pronarët vizitojnë vende të ndryshme midis viteve 2013 dhe 2014 dhe vendosën të hapin aktivitete të reja në Shqipëri dhe gjithashtu të transferojnë makinerite e thurrjes .

Lind keshtu ne 2015, kompania Etruria, e cila prodhon artikuj industrial dhe artikuj pastrimi per shtëpi, pëlhurë për rula për lyerje, pëlhura 3D me materiale të reja si fibër karboni dhe fiber xhami, për përdorime të ndryshme teknike, duke filluar nga ndërtimi deri tek perdorimi ne kantieret e anijeve.